“Kuvendi do të mblidhet”/ Berisha i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Ish-kryeministri Berisha reagoi menjëherë pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, sipas të cilit nuk ka për t’u mbledhur ndonjëherë Kuvendi Kombëtar i PD-së për të shqyrtuar vendimet e Departamentit të Shtetit.

Me deklaratën e tij, Basha i mbylli çdo rrugë ligjore Berishës për ta shkarkuar, por ndryshe mendon ish-kryeministri.

Në një deklaratë pak minuta më parë, Berisha shprehet se “Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë”.

Reagimi i Berishës

Njoftim shtypi!Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.