Berisha: Me Ramën në krye nuk hapen negociatat

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha sot se vendimi i Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë ka të bëjë me vetë politikat e kryeministrit Rama, i cili sipas tij, edhe mandatin e tretë e vodhi dhe nuk e fitoi.

Sipas Berishës, nuk është Bullgaria shkaku i mos-hapjes së negociatave, duke shtuar se me kryeministrin Rama negociatat nuk do të hapen kurrë.

“Mandatin e tretë nuk e fitove, por e vodhe!
Prandaj kurrë nuk çelen negociatat me ty!!

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e liderëve të BE për hapjen e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në samitin në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë!

Ai rrahu gjoksin duke thënë si me krenari se: ‘M’u desh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria’.

Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor siç pohon edhe ai vetë, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që me të BE nuk hap negociatat me Shqiperinë.
Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë!

Më 7 korrik të gjithë jeni të ftuar në protestë!
Largimi i Ramës është shpëtimi i Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.