Berisha për protestën: Rama do t’ia mbathë…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se shumë forca politike opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha tha se pjesë e agjendës së protestave do jetë parashtrimi i kauzave.

Sipas Berishës, Rama do të vendosë blindat përpara Kryeministrisë dhe do t’ia mbathë në një qytet tjetër.

“Aleatët do vijnë. Janë bërë diskutime dhe do vijnë. Unë di që kanë konfirmuar pjkesëmarrjen Agron Duka. Nuk di nëse ka ndonjë që e ka refuzuar”, tha kreu i PD.

I pyetur a ka ndonjë skenar tjetër protesta, ai u shpreh: “Jo çdo gjë do thuhet tani. Do jetë një protestë e zgjatur. Do citoj Mehdi Malkajn: ‘ne do fitojmë, nëse ndjekim rrugën e protestës për teatrin’. Opozita është e tëra tani.

Pjesë nga biseda

Çfarë forme do ketë protesta?

Berisha: Do ketë forma të ndryshme.

Në Baku të Azerbajxhanit u rakordua ky front?

Berisha: Diskutimi ka qenë politik absolutisht. Do ketë një rakordim të plotë në Frontin për Shpëtimin e Shqiopërisë, si me Ilir Metën dhe këdo tjetër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.