Reagimi/ Berisha: Pas dënimit të Mlladiqit, radhën e ka Vuçiçi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit për dënim me burg të përjetshëm për ‘kasapin’ e Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Për Berishën, kjo është një fitore e drejtësisë dhe se “pas xhelatit të Srebrenicës, radhën tashmë e ka Presidenti serb, Alaksandër Vuçiç”.

“Fitore e drejtësisë! Pas xhelatit të Srebenicës radhën e ka ithtari i tij i verbër Vuçiç, i cili deklaronte se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiç për të fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtësinë mori nismën ‘një shtëpi për Mlladon’. Në foto është duke i vendosur emrin Mlladiq një rruge në Beograd”, shkruan Berisha në “Facebook”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.