“Zbërthehet” Berisha: Në vitin 2017 Bashës i kërkova dorëheqjen

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi se në vitin 2017 i kishte kërkuar dorëheqjen kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës.

“Kur ka humbur zgjedhjet në vitin 2017, Bashës i kam kërkuar të japë dorëheqjen. Në vitin 2021 nuk i thashë, por kërkova dhe u përpoqa t’i jap eksperiencën time për zgjedhjet.

Lulzim Bashës i kam thënë privatisht çdo gjë që ka qenë në interes të demokratëve. Publikisht jam përpjekur ta mbështes atë, për asgjë personale, por vetëm në interes të demokratëve.

Por Basha është shprehur se unë kam qenë arkitekti i qëndrimeve të gabuara të PD. Burimet kanë qenë zyrtare, të huaja dhe jozyrtare vendase”, tha Berisha pa dhënë shumë detaje.

Sipas tij, Basha është bërë satelit i Ramës: “Në rast se ka një skenar, fjala kryesore është e kryeministrit”.

“Në vitin 2017, Basha ka hequr njerëz që kishin një jetë në PD, që nuk kishin dosje të zeza dhe kjo ishte pushkatim me pritë. I kam thënë se me këtë që ke bërë, u ke dhënë të drejtën të bëjnë gjithçka ndaj teje”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.