Berisha në protestë/ Bardhi: Tani u kujtua, nuk e ka thirrur PD-ja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se Sali Berisha e ka protestën e sotme kundër vizitës së Vuçiçit edhe pse është munduar të gjejë arsye të tjera. Bardhi tha se PD nuk ka thirrur protestë.

“Berisha ka paralajmëruar më parë një protestë kundër vizitës së Vuçiçit, presidentit serb i cili mbërrin në Tiranë. Një ditë më parë shtoi inceneratorët, sot ka shtuar 4 të tjera. Unë kam bindjen që demokratët që i shtohen hallet minutë pas minute duan largimin një orë e më parë të regjimit të Edi Ramës. PD nuk ka thirrur protestë. Berisha ka thirrur një protestë për Vuçiçin, që nuk është hera e parë që vjen në Tiranë. Demokratët të mos ç’fokusohen nga beteja që kanë me regjimin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

Kur është pyetur nëse është pro apo kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, Bardhi tha se ishte kundër, por nuk ishte as polic trafiku dhe as doganier që të lejonte ose jo një zyrtar të lartë të një shteti tjetër që të hynte në vend ose jo. Rëndësi, sipas Bardhit, ka mbrojtja e çështjes kombëtare, mbrojtja e Kosovës dhe interesave të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Jam kundër vizitës së Vuçiç, por nuk jam as polic trafiku dhe as doganier që të lejoj ose jo një zyrtar të lartë të një shteti tjetër të hyjë ose jo në Shqipëri. Rëndësi ka mbrojtja e çështjes kombëtare, mbrojtja e Kosovës dhe interesave të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.”, u shpreh për këtë çështje Bardhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.