Berisha: Në 9 vite qeveria nuk shtoi një burim energjie

Në një takim të zhvilluar këtë të martë me ekspërtë të energjisë, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë së në 9 vite nuk ka shtuar asnjë burim energjie.

Berisha foli edhe për TAP-in, për të cilin tha se Shqipëria luajti një rol thelbësor.

“Energjia është një problem themelor për çdo vend, por e them me bindje të plotë dhe fakte, se Shqipërinë e sollëm në vitin 2013 në prag të një zgjidhjeje përfundimtare.

Kjo qeveri nuk ka shtuar asnjë burim. Janë të gjitha burime energjetike të licencuara para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet.

Një tjetër aspekt ku Shqipëria luajti një rol thelbësor, është TAP. Për dy arsye kryesore: Qeveria e Azerbajxhanit donte që gazin e Kaspikut ta sillte në Evropën Perëndimore. Absolutisht të gjitha vendet që kemi rrotull ishin kundër, përveç Shqipërisë, e cila loboi fort dhe sot Evropa ka një korridor gazi jorus dhe aksionet e Shqipërisë në këtë nisëm, janë shumë të mëdha. Jo vetëm në rrafshin strategjik.

Këta që në 9 vite nuk qenë të zotë të shtonin një burim energjie. Në vend që të vazhdonin procesin me gazifikimin e vendit, e morën në mënyrën jo më serioze. Eshtë i filmuar një takim i Damian Gjiknurit në vitin 2014 me kompaninë azere ‘Socar’, për gazifikimin e Shqipërisë, gjithçka e rënë dakord më parë nga ne. Dhe të njëjtin akt, firmosi 4 vite më vonë, me të njëjtin fjalor, e firmos kjo që është sot ministre. Çfarë bënë këta? Për të fshehur këtë papërgjegjshmëri të tyre thanë se, kontrata nuk parashikon dalje gazi në territorin shqiptar.

Kontrata parashikon dalje në Seman dhe dalje tjetër në Fier, nëse Shqipëria vendos sasinë sa do të ketë për gazifikim dhe TEC. I ka të parashikuara, por kjo donte njerëz seriozë që ta konsideronin energjinë çështje themelore të një vendi”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.