Berisha: Edhe “non grata” do punoj për forcimin e marrëdhënieve me SHBA

Ish-kryeministri Berisha, ndërsa komentoi për ndalimin që i është bërë atij dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tha ndër të tjera se kjo nuk e cënon aspak marrëdhënien e tij me SHBA dhe përkundrazi ai do të luftojë edhe më shumë për forcimin e raporteve midis dy vendeve.

Berisha u ndal edhe te fjalimi i tij në vitin 1991 gjatë takimit në Tiranë me sekretarin Amerikan të Shtetit, James Baker, që e quan fjalimin e jetës.

‘Historiku im me SHBA buron, i ka rrënjët në një besim timin të thellë dhe pavarësisht nga të gjitha dramat e mëdha në shekuj të këtij kombi, përsëri ky komb ka vokacion perëndimi.

Dhe në fjalën tim me 22 dhjetor, një nga tezat e mia të atij fjalimi, që është kryefjalimi i jetës sime, ka qenë që Partia Demokratike do të jetë parti e vokacionit perëndimor.

Ndaj edhe në këtë aspekt shqiptarët nuk i detyrohen asnjë kombi tjetër sa i detyrohen kombit amerikan.

Jam krenar që u bëra interes i këtij vokacionit i popullit shqiptar.

Kur ka ardhur në vizitën e tij, unë isha kryetar i opozitës, Jim Baker thotë kam ardhur me ftesë të z. Berisha.

Në atë takim më pyeti: Sali a ka rënë komunizmi?

Dhe unë i thashë: Komunizmi ka rënë, por mbetjet e tij janë toksikë.

Absolutisht pa i heq asnjë gërmë.

Edhe sot që jam shpallur “non grata”, do punoj më gjithë mundësitë e mia që ato marrëdhënie të konsolidohen gjithmonë e më shumë.

Veprimi im është si në materia, i bazuar në keqinformimin e sekretarit Blinken sepse unë nuk besoj që ai vëtë të jetë angazhuar për shqyrtimin e dosjeve, nga lobimi hakmarrës i vetë Edi Ramës me multimiliaderin Soros, që është padiskutim një nga njerëzit më të fuqishëm jashtë poltikës.

Është miliardiateri që përdor miliardiat e tij për pushtet poltik të tij.”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.