Berisha e sulmoi, reagon Kim: Lexoni intervistën e Reyerson

Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë mbrëmjen e sotme intervistën e ish-ambasadorit amerikan, Reyerson, i cili theksoi për VOA-n se shpallja “non grata” e Berishës është sinjal kundër korrupsionit.

‘Respekti, dashuria dhe shpresa e ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30-vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ai thotë: ‘Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri. Mos u dorëzo përballë pengesave’. Intervista e plotë duhet lexuar”,shkruan Kim.

Ky mesazh i Yuri Kim vjen pak orë pasi ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga “Foltorja” në Shkodër se Yuri Kim ka shkaktuar tensionet në veri të Kosovës.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.