Berisha: Dy fjalë Bashës përpara se të shkojë në SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Librazhdit, ku ishte pasditen e sotme kishte një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaroi se ka marrë një ftesë për një vizitë në SHBA.

Sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA, unë do i them dy fjalë, Lulëzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe “Saje qorri”, Saimir Tahiri, shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, jo me një por me dy po kaq të rënda, me dosjen “Muzin” dhe dosjen “Toyota Yaris”.

Tre vjet më parë u nis për në SHBA, doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën, çfarë ndodhi?

Po të vinte do arrestohej, ju thanë demokratëve. Dosja “Muzin” është një dosje përvëluese për “peng-Bashën”.

Edhe Saje shkoi me dosjen Habilaj, por ja ku e ka në kurriz dhe kalon nga gjykata në gjykatë” tha ai.

Lideri historik i PD-së i ktheu përgjigje Lulzim Bashës edhe për akuzat lidhur me rolin e Tom Doshit, Suel Çelës dhe Aqif Rakipit në mbledhjen e firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit. “Peng-Basha bëri fjalë për lidhje të “Foltores” me krimin.

Suel Çelën e kam denoncuar 26 herë. Merrni pak Facebook-un e Bashës, po ja ka përmendur emrin njëherë. Merrni pak tabulatet e bisedave të tij me Sali Berishën duke kërkuar “aman mos ja përmend emrin”. Por natyrisht unë nuk ndikohesha” tha Berisha.

Gjatë takimit në Librazhd mungoi kryetari i degës së PD-së, Bujar Vreto

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.