“Benz”-i luksoz i këputi këmbën, identifikohet 23-vjeçarja (Emri)

Identifikohet e reja, e cila u aksidentua rëndë pasditen e sotme, në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.

Ndryshe nga sa u raportua në fillim, vajza në fjalë mësohet se është 23-vjeçe dhe quhet Xhesina Gega.

Në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç. Ky i fundit është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, kur makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi vajzën 23-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë buzë rrugës.

Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mësohet se vajza e aksidentuar pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme.

Raportohet se ajo humbi njërën këmbë. 23-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit, të cilët edhe njoftuan ambulancën.

E reja u dërgua më vonë në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.