“Basha, pronar i kompanive të basteve”, reagon PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte sot në Lezhë në një takim me simpatizantët e Partisë Demokratike, nga ku hodhi akuza të rënda ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Lulzim Bashën, pasi bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.

Pas këtyre akuzave i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i selisë blu. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, PD e cilëson Berishën një mashtrues kronik që sillet vërdallë duke treguar gënjeshtra. Sipas PD-së demokratët e kanë braktisur Berishën pas panë fytyrën e tij të vërtetë në 8 janar.

“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë”, thuhet në reagimin e PD.

Deklarata e Sali Berishës:

Dy miqtë e mi më treguan dy javë më parë, se kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Por të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës. Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin. Absolutisht. Këtë ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes. Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.