Basha për rivalët në PD: Po dorëzohen për interesa afatshkurtër

Kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar pasditen e sotme, një takim me demokratët e Mallakastrës.

Basha evidentoi, sipas tij, edhe një rrezik për PD, duke sulmuar rivalët në garë që e akuzojnë për humbjen.

“Jemi përfshirë në këtë garë të brendshme dhe me gjithë avantazhet dhe bukurinë që ka, ekziston rreziku i dorëzimit para atyre që 25 prillin për interesa afatshkurtër nuk e konsiderojnë si masakër zgjedhore, por fitore të Edi Ramës apo humbje të PD-së.

Të bësh këtë, të ngutesh drejt kësaj do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës suaj. E vetmja gjë që kam kërkuar është që të kemi një qëndrim për 25 Prillin, pasi varet jo vetëm fati i PD-së, por Shqipërisë. Nuk dorëzohemi përballë maskarës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë. Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga PD” tha ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.