Basha: Isha i detyruar të jap dorëheqjen nga PD

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka vijuar edhe sot turin e tij në Tiranë e në rrethe, me njerëz të ngushtë rreth tij, pa praninë e medias.

Sot në mbrëmje, ai është ndalur në qytetin e Elbasanit, në një nga lokalet jashtë qytetit, ku ka takuar mbështetës të tij.

Burimet bëjnë me dije se Basha po e justifikon dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

“Kam qene i detyruar ta marr këtë vendim, për të dhënë mesazhin e bashkimit të Partisë Demokratike, por i qëndroj faktit se ‘non grata’ nuk duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar apo të kandidojë për kreun e partisë“, mësohet tē ketē thēnē Basha, para grupit të ngushtë të mbështetësve të tij në Elbasan.

Në foton e siguruar nga takimi bie në sy që Basha është i rrethuar nga mbështetësit e tij kryesorë, si kryetari i PD Elbasan, Eugen Isaj, zv kryetari Zamir Muzhaqi, dhe eksponentë me influencë, si Qani Xhafa dhe Andi Mema.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.