Basha: Korrupsioni ndëshkohet vetëm me zgjedhje të lira

Kreu i PD-së ,Lulzim Basha deklaron se zgjedhjet e lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë.

Duke iu referuar raportit të Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Basha shkruan se sot e është e qartë për të gjithë: pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet nga vendet më të korruptuara.

“Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë”, shkruan Basha në ‘Twitter’.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.