Basha injoron takimet e Berishës: Aleanca e PD me SHBA, e pacenueshme

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha iu referua si ish-kryetar i PD, Lulzim Basha nuk preferoi të komentojë takimin e një dite më parë të Berishës me anëtarësinë, por theksoi se partneriteti i PD-së me SHBA mbetet i pacenueshëm.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës, për zhvillimin e e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por, dua të jem i qartë. Aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye, ne së bashku me të gjithë shqiptarët po presim për ndryshimin, do bëjmë gjithçka që të bëjmë aspiratat për ndryshim. Nuk kam kthim pas”, tha ai.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë duke thënë se është kthyer në një PPP që po plaçkit shqiptarët.

“Rama-Doshi-Rakipi janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar dhe fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë vetën e tyre në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për të larguar këta armiq nga salla e parlamenti dhe kthejmë shqiptarëve demokracinë dhe parlamentin.”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.