Basha i përgjigjet Berishës: Po bëhesh edhe më qesharak me trillimet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka cilësuar akuzat e Sali Berishës si një trillim. Më tej Basha ka theksuar se Berisha e vendos veten mbi PD-në, ndërsa shton se Sali Berisha nuk njeh kufi në çfarë thotë.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.”, shkruan Basha

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.