Balla: Partitë i tejkalojnë debatet kur është fjala për vaksinimin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përshëndeti sot vendimin e opozitës për të votuar pro aktit normativ për blerjen e vaksinave antiCovid. Balla tha se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të luftuar me virusin ndërsa theksoi se mesazhi që jep sot kjo seancë është që në fund të fundit partitë i tejkalojnë debatet e tyre kur bëhet fjalë për një cështje sikurse është kjo betejë.

“Të gjithë e kemi mbështetur sot këtë akt normative, i kemi dhënë ‘ok’ qeverisë të vijojë zbatimin e një kontrate prej së cilës përfitojnë të gjitha ata që na kanë sjellë në këtë sallë, prej së cilësi përfitojnë të gjithë. 90% e deputetëve e kanë kryer vaksinimin dhe nëse do kishim arritur që e gjithë shoqëria shqiptare ose popullata +18 do ishte në nivelin e 90 % të vaksinimit, ne do të ishim një vend që nuk do kishim më asnjë masë të sjelljes ndaj Covid, por do ishim si Norvergjia apo Danimarka që i kanë hequr kufizimet.
Mesazhi që jep sot kjo seancë është që në fund të fundit partitë i tejkalojnë debatet e tyre kur bëhet fjalë për një çështje sikurse është kjo betejë. Padyshim nuancat e thëna në këtë sallë, nuk e prishin atë mesazh që unë besoj që ne do i japim çdo qytetari. Vaksinimi është e vetmja mënyrë që shoqëritë kanë sot në botë për t’ju kundërvënë këtij armiku të padukshëm. Nëse nuk do kishim në mënyrën e duhur nga 9 marsi 2020, kur u morën masat e para, koha ka treguar që masat që janë marrë janë të duhurat. Ne nuk jemi në fund, jemi diku ne mesataren e vendeve rreth nesh.

Pyetja që shtrohet dhe mund të kishte debat është a i kemi ofruar ne çdo qytetari vaksinë falas? Besoj biem dakord që asnjë qytetari nuk i është refuzuar. Me Astrazeneca ju si grup parlamentar duhet të kërkoni falje publike, se përhapët gjithë atë histori të tmerrshme. Asokohe edhe z.Berisha ishte në grupin e PD se tani nuk është më dhe ishte numri një i kësaj historie, me fake news. Ajo që është më e rëndësishme, është që sot jemi në këto kushte. Sot i çojmë një mesazh kujtdo që na dëgjon, bëj vaksinën. Ta përdorim patronazhimin për t’i thënë njerëzve bujrum vaksinohuni. Është e vetmja mundësi që kemi për t’u përballur. Uroj kjo seancë të ketë patur impakt pozitiv.”- u shpreh Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.