Balla: Ne kujtojmë Srebrenicën, Berisha del në protestë

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka konsideruar sot Sali Berishën një bashkëpunëtor të vjetër të Sllobodan Millosheviçit.

Balla tha se, në të njëjtën ditë që përkujtohen viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, Berisha thërret protestë.

Zotëria që zgjohet vonë dhe vjen këtu të rikujtojë bashkëpunimin e tij të vjetër me Millosheviçin dhe që kërkon të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për arsye personale, natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet pis.

Shqiptarët e kanë kuptuar që kur ne të mblidhemi këtu, më 7 korrikm për të kujtuar viktimat e masakrës në Srebrenicë, zotëria (Berisha) ka thirrur protestë. Besoj e kuptoni të gjithë sinqeritetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit për çështje që lidhen me interesin kombëtar”, tha Balla..

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.