Balla: FRESSH u kthye në një shkollë! PS partia më e hapur

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla në 30-vjetorin e FRESSH u shpreh se misioni i FRESSH shumë shpejt nga një aktivizim politik, u kthye në një shkollë.

Po ashtu Balla u shpreh se PS është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe për çdo të ri apo të re që ka një vizion për të ndryshuan të ardhmen e vendin, pasi PS tha Balla është e vetmja alternative sot për sot për Shqipërinë.

‘Misioni ishte aktivizmi politik, por shumë shpejt u kthye në një shkollë. Si organizatë rinore , orientimi ishte i pandryshueshëm i njëjtë me studentët e dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Kontributi i socialistëve të rinj ka spikatur edhe në momente të vështira. Nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike, por luajti një rol të rëndësishëm edhe brenda zhvillimeve të PS. Dy kryetarë të FRESSH u bënë dy herë kryeministra, dhe kjo nuk ishte rastësore. Personalisht kam qenë i angazhuar në shumë nisma. PS mbetet partia më e hapur, mbështetëse ndaj të rinjve që sot shohin tek ne transformimin e Shqipërisë. PS është e hapur dhe gati të bashkëpunojë me çdo të ri dhe t’i japë zë nismave që vijnë nga çdo rrjet rinor që e duan atdheun si shqiponja folenë. Këtu është partia e të gjithë shqiptarëve’, tha më tej Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.