“As Berisha, as Basha”/ Ish-deputeti: PD ka nevojë për lidership të ri

Një luftë politike ka plasur së fundmi në Partinë Demokratike midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pasi ky i fundit përjashtoi ish-liderin historik nga grupi parlamentar i PD-së.

Në lidhje me këtë debat, ish-deputeti demokrat, Eno Bozdo ka një mendim ndryshe.

Ai thotë se PD-së i duhet një lidership i ri për të mposhtur pushtetin e Edi Ramës, dhe shton se këtë nuk e bën dot as Berisha, dhe as Basha.

Për Bozdon, rikthimi i Berishës nuk ka për të ndodhur, pavarësisht lëvizjes së tij që po ndërmerr kohët e fundit. PD, shton ai, duhet të mendojë për njerëz të rinj që të mposhtin moçalin politik të krijuar nga Rama.

“Rikthimi i Berishës në PD nuk ka për të ndodhur. Kam qenë kritik ndaj Bashës për mënyrën se si është sjellë ai në PD. Nëse duam një PD të shëndetshme, demokratët duhet të fillojnë ta programojnë në mendjen e tyre për një kredo të re, që e tejkalojnë Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Duhet ta mendojnë këtë, se kemi shumë burime njerëzore dhe cilësore. Shoqëria shqiptare është primare përpara politikës shqiptare dhe PD-së. PD është i vetmi instrument për të ndryshuar apo përmbysje të kënetës së krijuar nga Edi Rama. Për ta bërë këtë duhet të fillojmë për të parë tutje kësaj dysheje. Kriza duhet të marrë fund për të nisur një fushatë të re”, tha Bozdo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.