Arrestimi i Kokës/ Kim: Mund të vraposh, po jo t’i fshihesh ligjit
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka lidhur me dosjen e inceneratorëve.
Në “Twitter’, ajo shkruan se veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“Mund të vraposh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan Kim.
Lefter Koka, ish-deputeti socialist që dorëzoi mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit akuzohet për tre vepra penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Sorry, the comment form is closed at this time.