Arrest me burg për babë e bijë/ Dhurata: Nuk e dija që do ta vriste

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Mexhit Picarin e Dhurata Saliajn. Babë e bijë akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt, më 4 qershor.

Gjatë seancës, Dhurata Saliaj deklaroi se nuk e dinte që i ati do të kryente një vrasje. “Nuk do ta lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi dhe nuk do ta lejoja. Kërkoj mëshirë nga gjykata. Kam tre fëmijë për të rritur”, tha ajo.

Lexo edhe- Vrasja e Kudret Saliajt, babë e bijë dalin para gjykatës me kokën ulur

Ndërsa Mexhit Picari kërkoi ndjesë për vrasjen: “Të më falin nipërit dhe mbesat. I kërkoj falje edhe vajzës që i vrava burrin. Dhurata s’ka pasur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe nuk e mora në çantën e gocës”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.