Nuk ka liri/ Apeli lë në burg ish-deputetin socialist
Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në burg të ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.
Kështu, Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).
Apeli i GJKKO shqyrtoi këtë të shtunë kërkesën e bërë nga ish-deputeti socialist për lirimin nga burgu.
Ish-deputeti e kishte argumentuar në kërkesën e tij drejtuar gjykatës me faktin se nuk ka ka prova për fajësinë e tij në lidhje me inceneratorët dhe se nuk është i rrezikshëm.
Seanca nisi në orën 10:00 paradite dhe përfundoi rreth orës 12:00.
Sorry, the comment form is closed at this time.