Ambasadorja Yuri Kim ‘zbarkon’ në zyrën e Lulzim Bashës

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 16:00. Ky është takimi i parë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë.

Vizita e fundit e ambasadores Kim në selinë e PD-së ishte me 30 korrik, prej nga i vuri ultimatum Bashës për largimin e Berishës nga partia. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha.
Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.