Alibeaj në Fier: ‘Takim në ditë të vështira’

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka nisur takimet në terren me anëtarët e Partisë Demokratike.

Ditën e sotme është shfaqur në qytetin e Fierit, ku siç edhe ai shkruan në postimin e tij në “Facebook”, në takim merrnin pjesë edhe anëtarë të kryesisë dhe kryetarë grup-seksionesh.

Alibeaj shoqërohej gjithashtu edhe nga te deputetë të grupit parlamentar të PD-së, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.

Ai shoqërohej gjithashtu edhe nga Agron Kapllanaj, të cilin e konsideron si kryetar të PD në degën e Fierit.

“Takim me strukturat e PD-së, në Fier. Bashkëbisedim me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege dhe mbi të gjitha takim mes miqsh e kontributorësh historikë, të ditëve më të vështira. Së bashku me Kryetarin e degës së PD-së Fier, Agron Kapllanaj dhe me kolegët e qarkut, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi”, shkruan Alibeaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.