Albright: Mirënjohje Shqipërisë, Kosovës dhe MV për strehimet e afganëve

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka reaguar për situatën në Afganistan, ku pas largimit të trupave amerikane, vendi ra në duart e talebanëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për Shqipërinë, Kanadanë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut që kanë pranuar të strehojnë afganët. Ish- Sekretarja shpreson që edhe shtete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin,” shkruan ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.