Aksidenti/ Humb jetën polici, plagosen dhe 4 pasagjerë

Mësohet se viktima e aksidentit që ndodhi në Lazaren të Elbasanit mbrëmjen e sotme, është një punonjës i Policisë së Shtetit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20, në aksin rrugor  Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së një kamionçine me një automjet tip “Ford”,  mbeti i vdekur polici, i cili ishte pasagjer në autoveturën në fjalë.

Gjithashtu, raportohet dhe për tre persona të plagosur, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

Njoftimi i plotë i policisë

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth  orës 21:20, në aksin rrugor  Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren,  Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”,  si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin  tip ” Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.