Mbikalimi i Saukut/ “Xing” mes 5 makinave, plagoset një vajzë
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te mbikalimi i Saukut në Tiranë.
Policia njofton se pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë është plagosur një 28-vjeçare.
Mësohet se janë përplasur një kamion, një mjet tip “Range Rover” dhe tre automjete të vogla.
Tiranë/Informacion paraprak
Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve, shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sorry, the comment form is closed at this time.