Rama: Edhe gjysma e ministrave të arrestohen, nuk iki

Kryeministri Edi Rama tha sot në mbrëmje që, edhe nëse i arrestohet gjysma e kabinetit, ai përsëri nuk do të mbante përgjegjësi morale, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të dorëhiqej.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë”, Rama deklaroi se ai mban përgjegjësi vetëm për veprimet e tij personale dhe të askujt tjetër.

A do të thoni përsëri se përgjegjësia është personale edhe po t’u kapën gjysma e kabinetit?

Rama: Po patjetër. Unë kam përgjegjësi morale dhe politike në momentin kur mua më kërkon partia si të pandehur. Unë në atë moment them: ‘nuk ia lë këtë barrë partisë, por e mbaj vetë’. Është njësoj si t’i thuash prindit është faji yt që fëmija bën zgjedhje të gabuar.

Prindi nuk e zgjedh fëmijën, ndërsa ju i zgjidhni ministrat.

Rama: Reformën në drejtësi e kam dashur unë. E kam udhëhequr unë. Kur kam thënë ‘dua drejtësi të barabartë për të gjithë e kam besuar’. Nuk ekziston kjo në asnjë vend të planetit. Jam shumë i kujdesshëm dhe bëj zgjedhjen që më duket më e mira në atë moment të caktuar. Ju mendoni se unë trishtohem kur ndodhin gjëra të tilla? Unë pres që drejtësia të bëjë atë që duhet. Kjo nuk është më çështje fjalësh, por fjalësh dhe veprash.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.