A do tërhiqet nga politika? Berisha: Do jem në Kuvend deri 95 vjeç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë tjetër se çdo demokrat do e ketë garancinë që të kandidojë për kreun e PD por ai s’mund t’u thotë demokratëve, ‘po iki tani, mirupafshim’.

Gjithashtu Berisha u betua para kurbinasve se me ndihmën e zotit, socialistët do e kenë në parlament deri sa të bëhet 95 vjeç.

“Dua t’ju garantoj se do ketë një garë të ndershme për secilin që do ketë dëshirë të garojë, por unë smund t’ju them ju tani mirupafshim, por do ju them që do luftoj bashkë me ju deri në ditën e fundit të jetës sime. Siç e dini ua pata thënë në parlament socialistëve se këtu do më keni deri sa të bëhem 85 vjeç. Tani po ua them nga këtu para ju burrave dhe grave të Kurbinit se, me ndihmën e të madhit Zot, po u betohem se këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatiten.”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.