A do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme? Rama: Jam i gatshëm të bëhen…

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të zhvillohen zgjedhjet lokale të parakohshme në ato bashki të vendit që janë pa kryetarë.

“Zgjedhje të parakohshme duhet të bëhen aty ku mungojnë kryetarët e bashkive, nuk janë kryetarët e zgjedhur në 30 qershor të 2019”, tha fillimisht Rama.

Bashkëpunim me opozitën? “Nëse do të zgjidh kush do të jetë lider i opozitës asnjë nuk do të zgjidhja nga ata që janë aty. Kam qenë në atë vorbullën që në një mënyrë ose në një tjetër na dha atë parti. Unë nuk e zgjedh rivalin, s’kam mundësi tjetër, thjesht t’i respektoj. Kur e shikoj opozitën ndihem keq, sepse ndihem keq për vendin tonë që ka një opozitë të katandisur në atë farë. Është një shfaqje përtej asaj se ku do të shkojë”, tha Rama në emisionin “Now”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.