A do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Korçë? KAS merr vendimin

KAS ka rrëzuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Korçës.

Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka fakte të shumta që mund të arrihet në këtë vendim, ndërsa shtoi, se sipas tyre, një votë në këtë qark është blerë diku te 100-300 euro.

Sakaq, sipas Logut edhe lëshimi i tenderave publikë, lejeve të ndërtimit dhe legalizimeve, ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.