A do mbyllen baret e lokalet? Rama: Po studiojmë masa të tjera

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shtrëngim të masave, por pa dashur një rimbyllje të vendit. I pyetur nëse do të ketë mbyllje të bareve dhe lokaleve, ai tha se po studiohen masa të tjera që të kenë impakt minimal ekonomik por impakt maksimal në uljen e ndërveprimeve që sjellin shtim të infektimeve.

“Njerëzit nuk janë sot siç kanë qenë para disa javësh. Që nga viti i ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim. Që nga njerëzit që nuk vënë maskat në rrugë, ose shoh ca nga këta patrioitët e mi në rrugët e Surrelit që i vënë si fularë, i kanë si shaje të modës franceze, ose faktikisht nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë dhe rrezikut në njësitë tregtare. Ky është fakt. Gjëja e fundit që unë dua të ndodhë në këtë vend është që inspektorë, taksidarë e përfaqësues të autoriteteve të futen në lokale, biznese e njësi tregtare, dhe për këtë arsye më duket se është një çlirim i dytë apo i tretë. Këto ditë do të shohim reagimin dhe ndërkohë do të përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave dhe për të parë çfarë mund të bëjmë kufizime të tjera, pa dashur të kthehemi te kufizimet e forta të vitit të shkuar. Disa kufizime të tjera jemi duke i studiuar që të kenë impakt minimal ekonomik por që të kenë impakt maksimal në uljen e ndërveprimeve që sjellin shtim të infektimeve”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.