25 Prilli/ Ambasadori i BE zbulon porositë që i ka dhënë Celibashit

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, jep një mesazh pas takimit me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, ku në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e tij, ambasadori Soreca thekson se BE dhe shtete e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

“Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim 🇺🇸 takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi 🇦🇱 për të vlerësuar përgatitjen e përgjithshme përpara zgjedhjeve të së dielës. Theksuam rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës dhe integritetin e procesit të votimit dhe numërimit. Përsëritëm pritshmërinë tonë që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ. Përsërisim thirrjen tonë për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës. #BE 🇪🇺 dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë #Shqipërinë 🇦🇱. #BE 🇪🇺 do të qëndrojë pranë popullit shqiptar ditën e zgjedhjeve”, shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.