Liberalizimi i vizave/ Basha: Arritja jonë më e madhe

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka përkujtuar 11-vjetorin e liberalizimit të vizave me Evropën.

Ai shkruan në rrjete sociale se kjo ishte një arritje e madhe për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, ndërsa tanimë sipas kreut të PD, Shqipëria ka ngecur në vendnumëro në këtë drejtim.

Po ashtu, Basha thekson se më 18 dhjetor, që është dhe Kuvendi i PD, detyra e gjithsecilit është të lënë pas të shkuarën për të zgjidhur të ardhmen.

Postimi i plotë

Më 15 dhjetor 2010, ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Evropë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.

Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.