Zjarri përfshin një sipërfaqe të pyllëzuar në Velipojë
Flakët e zjarrit kanë përfshirë zonën e Malikolajt në Velipojë në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar.
Për shkak të terrenit të vështirë malor është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Në zonë po ndërhyjnë punonjësit e zonave të mbrojtura për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, në bashkëpunim me emergjencat civile në Prefekturën e Shkodrës.
Sorry, the comment form is closed at this time.