SKEMA/ Policët në Korçë, si i favorizonin subjektet e prerjes së druve

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) dha mbrëmjen e sotme detaje për ezkekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 7 efektivëve të policisë të komisariatit të Maliqit.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar në mënyrë të përsëritur disa subjekte private për prerjen e pyjeve në zonën territoriale që mbulohen nga komisariati i Maliqit.

Policët e arrestuar janë: Marios Kapllanaj, Filllon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Çekiçi.

Ndërsa dy punonjës të tjerë të komisariatit Maliq, Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose, janë pezulluar nga detyra deri në përfundim të procesit hetimor e gjyqësor.

Në njoftimin për median, thuhet se masat u bënë të mundura pas një hetimi disa-mujor të SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve policisë.

Masat e sigurisë

A. Ç., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”,

2. A. Sh., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”;

3. F. K., 47 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;

4. M. K., 28 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, DVP Korçë me masë sigurie “Arrest në burg”.

5. Y. D., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;

6. F. Q., 30 vjeçe, me detyrë trupë shërbimi në DVP Korçë me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

7. O. V., 25 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e Policisë Maliq me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.