Plumba mbi patrullën e policisë, plagosen dy efektivë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në Mamurras (Laç).

Burime bëjnë me dije se është qëlluar me arme zjarri drejt një patrulle të Policisë.

Për pasojë, dy efektivë kanë mbetur të plagosur në këmbë. Vetëm një prej efektivëve është identifikuar deri tani, Ilir Z.

Ndërsa raportohet dhe për një person të tretë të plagosur, policia tha se po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Deri tani nuk ka shumë të dhëna për këtë sulm ndaj uniformave blu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.