Grabitja e pikës së kredive, zbulohet shuma e parave

Zbardhet shuma e grabitur në një nga pikat e dhënies së kredisë, në Tiranë. Mësohet se personi i maskuar që kërcënoi punonjësit ka arritur të marrë tre milionë lekë nga banka në fjalë.

Ndërsa mënyra që ka zgjedhur ai të largohet është pak ndryshe nga ç’kemi parë në ngjarjet e mëparshme. Grabitësi ka hipur në një taksi dhe me ndihmën e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Një person me kapuç në kokë dhe me armë zjarri, u fut brenda filialit të bankës, kërcënoi punonjësit, mori paratë dhe u largua. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e tij, edhe pse ende nuk është identifikuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.