Zbardhet dëshmia e të penduarit për vrasjen e Klodian Saliut

Luftar Reci, i penduari tashmë i drejtësisë ka dhënë dëshminë e tij lidhur me vrasjen e biznesmenit Klodjan Saliu:

“Në fillim të muajit Shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur pranë stacionit të Trenit Tiranë, vend ku kisha një kazino timen. Kazinoja ndodhej në bodrumin e një pallati të ndërtuar nga një ndërtues kosovar me emrin E.A. Ky pallat është pranë stacionit të Trenit. Ishte ora 01:00 dhe erdhi Luli së bashku me Lentin dhe Indritin. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas të cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Salihu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliun e kishin kundërshtar dhe kishin frikë se mos i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe në lidhje me kontrabandën dhe trafiqet që bëheshin në portin e Durrësit pasi e shihnin si rival. Sipas Lentit një polic i portit i kishte Lentit (Plaurent Dervishajt) që një natë Klodi me gjithë dy persona të tjerë ju kanë pritur te shtëpia e Lulit për t’iu vrarë. Sipas Lentit polici ishte i pirë tapë në momentin që i kishte thënë këtë muhabet. Pasi ramë dakort të shkëmbenim hasmit, unë pothuajse gjithë muajin Shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja në Durrës që ta shihja si fytyrë shtetasin Klodian Salihu dhe të mësoja edhe lëvizjet e tij. Kur shkoja në Durrës fillimisht takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studioja lëvizjet e tij dhe vendet ku rrinte Klodi8 ata më jepnin një djalë të ri, i moshës rreth 19 vjeç, i cili njihte Klodin si fytyrë. Nëpër Durrës lëviznim me një makinë tip Benz 250 tip i vjetër ngjyrë hiri me targa Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaj. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodi. Mbaj mend për shembull se shkonim diku te Vollga pasi dyshonim se aty ishte kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, ku na tha një natë Indrit në telefon se më duket se ishte atje. U futën në lokal në kat të dytë në një tavolinë dhe ai djali na tha se nuk ishte aty. Kemi kontrolluar në çdo lagje të Durrësit.

Unë Lenti dhe Indrit filluam të bëjmë prova për vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej kur Klodi shkonte të takonte…. në Tiranë. Një javë rresht kemi pritur që të kalojë. Vendoseshim në një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës.

Luli sapo mori vesh që … do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit u siguruar që të bëhet vrasja dhe iku në Turqi me qëllim që të mos dyshohej.

Një natë para se të vritej Klodi kam fjetur në Durrës. Ditën e vrasjes në mëngjes jam takuar tek piceria e Lulit me Lentin dhe Indritin. Ndërsa Luli ishte në Turqi”, ka deklaruar ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.