Vrau 25-vjeçarin, polici i penduar në gjykatë: Dua përballje me familjen për t’i kërkuar falje

Zbardhet dëshmia e efektivit të Shqiponjave, Nevaldo Hajdarat përpara trupit gjykues ku është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë “arrest me burg”. Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se Hajdaraj është shprehur i penduar gjatë dëshmisë së tij.

Ai ka kërkuar të pranishëm në seancë familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, për t’i kërkuar falje për vrasjen e djalit të tyre.

Në ekspertizën e kryer nga prokurori i çështjes ka rezultuar se në armë nuk janë gjetur gjurmë gishtash çka e bën të pamundur përcaktimin nëse arma i përket apo jo Rashës. Pritet tashmë të kryhet një tjetër ekspertizë për të verifikuar këtë dyshim

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.