Vrasjet në vend/ Veliu paralajmëron vartësit e tij me shkarkim

Policia e Shtetit ka zbardhur takimin e Ardi Veliut me krerët e drejtorive vendore të policisë dhe shefat e komisariateve.

“Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, tha kryepolici Veliu.

Takimi vjen pas ngjarjeve të fundit në fushën e krimit ndaj personit dhe të dhunës në familje.

Gjatë takimit, Veliu ka kërkuar prerë e qartazi reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

“Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.

Strukturat e policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime”, paralajmëroi Veliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.