Vrasja në Vlorë, dhjetë të shoqëruar në polici. Autorët e pritën derisa…
Beniamin Bezhani mbeti viktimë mbrëmjen e të martës në Vlorë, pas një atentati ndaj mjetit me të cilin udhëtonte.
Mësohet se në polici janë shoqëruar 10 dëshmitarë dhe banorë të zonës, ndërkohë që pistë kryesore e hetimit ngelet ajo e të shkuarës së Bezhanit në Itali.
I riu kishte pak ditë që ishte kthyer nga shteti fqinj ku kishte kryer dënimin për trafik droge, ndërkohë që mësohet se ai ka qenë i dënuar dh më herët në Belgjikë.
Ai dyshohet të jetë ndjekur nga autorët pasi kanë pritur që të çonte në shtëpi të fejuarën dhe në kthim i kanë zënë pritë. Mësohet gjithashtu se trupi i tij është gjetur një orë pas ekzekutimit. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.30.
Sorry, the comment form is closed at this time.