Vrasja e vëllezërve Olldashi, dalin në dritë detaje të reja

Dy vëllezër u gjetën të pajetë pasditen e të enjtes në vendin e quajtur “Kisha e Vogël” në Maliq. Ata ishin qëlluar për vdekje me armë zjarri ndërkohë që familja i kërkonte prej datës 7 dhjetor.

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen, ku mësohet se në vendin ku ata u gjetën trupat, u gjetën gjithashtu dhe gëzhoja. Ata janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks.

Dyshimet janë që ata janë ekzekutuar pikërisht të ai vend për shkak edhe të terrenit, në mes të arrave dhe larg banesave.

Sipas informacioneve deri më tani, Andrea Olldashi 33 vjec ka qënë me precedentë penale pasi ka qenë edhe i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa i vëllai Martin Olldashi ska precedentë. Lidhur me ngjarjen krahas policisë së Korcës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.