Masakra në Bradashesh me 3 viktima, identifikohen autorët

Policia e Elbasanit bën të ditur se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një prej autorëve të vrasjes së trefishtë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur më 29 dhjetor 2018, kur të vrarë mbetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, strukturat hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh (Elbasan), ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Si rezultat i hetimeve të kryera, u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të implikuar në të.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.