Vrasja e Jan Prengës, ndryshon masa e arrestit për dy prej të akuzuarve
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili është liruar nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Ai akuzohet për përfshirje në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.
Po ashtu, masa ka ndryshuar dhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja i cili është dërguar në “arrest shtëpie”.
Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj dhe në pranverë të 2020-s u lirua Bajram Hajri.
Të gjithë këta persona dyshohen si të përfshirë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen te Jan Prenges. Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri dhe Gentian Docaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.