Vrasja në Elbasan/ Dërgohet për gjykim dhëndri i ish-kryebashkiakut

Në përfundim të hetimit të procedimit penal të filluar më 30 korrik 2020, Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

35-vjeçari Sanxhaktari akuzohet për “vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Po kështu, Prokuroria ka dërguar për gjykim dhe 42-vjeçarin Adriano Hajdari për të njëjtën akuzë. Në gjyq kanë përfunduar dhe Amadeus Lamçja, 40 vjeç për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim të rremë”, si dhe Mehmet Muça, 33 vjeç, për të njëjtat vepra penale.

Të katërt akuzohen për vrasjen e Florian Lamçes (Shabani).

Ngjarja ndodhi më 30 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 04:40 në një lokal të njohur në Elbasan.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.