Vrasja e efektivit special Xhulio Prela, shoqërohen në polici disa persona
Policia dhe FNSH mësohet se kanë kryer kontrolle në disa banesa në fshatrat e Kurbinit dhe Lezhës lidhur me vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela. Ndërkohë ngjarja nuk ka ende asnjë autor.
Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatrat e Kurbinit dhe Lezhës që janë afër vendit ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë, janë shoqëruar disa persona, te cilët po merren në pyetje, pasi dyshimet janë se autoret mund të jenë nga këto zona. Veprimet hetimore po vijojnë, por për shkak te sekretit hetimor nuk jepen te dhëna.
Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela, u ekzekutua me armë zjarri pistoletë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës ku e kishte dërguar një mik të vëllait të tij, i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak pas mesnate.
Ndaj 26- vjeçarit është qëlluar tri herë me pistoletë dhe një nga plumbat e ka kapur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, në dëshminë e dhënë para hetuesve personi që kishte marrë efektivi i Policisë nga aeroporti i Rinasit për ta dërguar në Hajmel të Shkodrës është shprehur se 26-vjeçari nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim.
Sorry, the comment form is closed at this time.