Vrasja e Altin Alikajt, gjykata jep vendimin për autorin

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit për vrasjen e shtetasit Altin Alikaj.

Gjykata ka lënë në burg të dyshuarin kryesor si autor të ngjarjes, Shazi Ahmetaj dhe bashkëpunëtorin e tij Mateo Kiptiu.

Shoqërimi i tyre në gjykatë për masën e sigurisë u bë nën masa të forta sigurie.

Në momentin e mbërritjes, dy të rinjtë mbanin në kokë kapuç për të shmangur identifikimin para kamerave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.